Dragashi zbardhet nga bora (Foto)

Në Kosovë sot po mbanë mot i vranët dhe me reshje shiu. Por në Dragash ka edhe reshje të borës.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar foto të mëngjesit të sotëm ku shihet bora që ka zbardhur vendin.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.
Ndër të tjerash, thuhet se do të jetë një ditë që do t’i ngjasojë stinës së vjeshtës së vonë.
Temperatura minimale do të jetë 2 gradë Celsius, ndërkaq maksimalja 13./IndeksOnline/

