75 Mall Live Search
10:20 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / AR

SHBA kërkon zbatimin e shpejtë të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield vlerësoi marrëveshjen historike, ligjërisht të obligueshme të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo bëri thirrje për zbatimin e shpejtë të saj, transmeton Indeksonline.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Misioni i ShBA-së në OKB, ambasadorja këto komente i bëri gjatë një takimi me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në atë njoftim thuhet se ato diskutuan për partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadorja përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në drejtim të një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe paqësore./Indeksonline/