75 Mall Live Search
14:20 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / k.v

Kërkohej nga Interpoli/ Ky është shtetasi i Shqipërisë i arrestuar në aeroportin e Prishtinës

Mbrëmë rreth orës 23:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar Murat Mehmeti, 59-vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

IndeksOnline ka mësuar nga burimet brenda policisë se Mehmeti kishte urdhëarrest nga Interpoli.

Mehmeti është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa zyrtarët policor të stacionit të Lipjanit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të tij./IndeksOnline/