75 Mall Live Search
15:23 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / B O

Zelenskiy zhvillon telefonatën e parë me presidentin kinez, që nga nisja e luftës

Kreu i shtetit dhe lideri i partisë kineze Xi Jinping zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kjo u njoftua nga Zelensky në Kiev.

Media shtetërore kineze raportoi gjithashtu të mërkurën.

Ky është komunikimi i parë që Xi Jinping ka pasur me Zelenskiyn që nga pushtimi rus i Ukrainës më shumë se një vit më parë.

Në konflikt, Kina po mbështet presidentin rus Vladimir Putin, gjë që i ka sjellë Pekinit shumë kritika ndërkombëtare.

“Kam pasur një bisedë të gjatë dhe të rëndësishme telefonike me presidentin Xi Jinping”, shkroi Zelenski në Twitter.

45-vjeçari shpreson se ky kontakt do t’i japë marrëdhënieve dypalëshe një “nxitje të fortë”.

Kyiv e kishte pritur këtë telefonatë javë më parë, menjëherë pas vizitës së Xi në Moskë./Indeksonline/