Dybala zbulon biseden me Ronaldon,”Të urreja si fëmijë”

Paolo Dybala së fundi ka zbuluar një bisedë me ish-shokun e skuadrës te Juventusi, Cristiano Ronaldon.
Ai i kishte thënë portugezit se e urrente atë, dhe arsyja ishte pikërisht bashkvendasi i tij Lionel Messi, shkruan IndeksOnline.
Dybala i kishte bërë të ditur Ronaldos se në argjentinë të gjithë si fëmijë e urrenin Ronaldon, për shkak të rivalitetit që kishte me Messin.
“Ishin tre vite të mira me Cristiano, ekipi ishte i fortë dhe ai na dha diçka më shumë. Rivaliteti midis tij dhe Lionel Messi ndihet thellë në Argjentinë dhe si fëmijë, natyrisht, unë kam qenë gjithmonë në anën e Messit. Një herë ishim në aeroplan për të luajtur një lojë, unë isha prapa dhe ai ishte ulur më përpara. Në një moment ai erdhi tek unë për të folur për futbollin dhe gjëra të tjera. Ne diskutonim për jetën tonë në përgjithësi dhe kështu i thashë “në thelb të kam urryer si fëmijë”. Ne kemi qeshur. Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë, një dialog i mirë”, tha Dybala në emisionin e prezantueses Diletta Leotta në ‘Scacco Capitale’ të DAZN- it./IndeksOnline/