Gjendet e vdekur një 52 vjeçare në Istog
Një grua 52 vjeçare është gjetur e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Saradran të Istogut.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënës i policisë në Pejë, Xhevat Ibraj.
Ai tha se policia ka dalur në vendin e ngjarjes, kurse ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj.
Ky rast në polici është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i 52 vjeçares i është dorëzuar familjarëve.
Ibraj tha se tani për tani këto janë informacionet derisa ende janë duke e hetuar rastin./Indeksonline/