75 Mall Live Search
11:07 / E Enjte, 27 Prill 2023 / S Z

BE shpalos reformat për barnat më të lira gjenerike në treg dhe për të shmangur mungesat e tyre

BE-ja ka njoftuar të mërkurën një reformë të propozuar të shumëpritur të legjislacionit që rregullon barnat farmaceutike për t’i bërë ato më të lira, për të parandaluar mungesat dhe për të rritur prodhimin e ri të antibiotikëve.

“Gjatë dekadës së fundit, raportet e mungesës së ilaçeve, përfshirë antibiotikët, janë rritur në dhjetëra mijëra”, tha komisionerja e shëndetësisë së BE-së, Stella Kyriakides, në një konferencë shtypi duke paraqitur rekomandimet.

Reforma më e madhe e këtij lloji në dy dekada u informua pjesërisht nga veprimi i bashkërenduar i Brukselit gjatë pandemisë COVID që theksoi përfitimet e procedurave më pak të rënda, transparencës më të madhe dhe masave të përbashkëta, raporton AFP.

Kyriakides tha se sipas propozimit, “kompanitë do të duhet të njoftojnë më herët mungesat e mundshme dhe të kenë plane parandalimi të mungesës për ilaçet e tyre”.

Deri në fund të këtij viti, Brukseli planifikon të hartojë një listë të barnave esenciale që do të duhet ruajtur nga prodhuesit.

Në anën tjetër industria farmaceutike është veçanërisht e zemëruar me një rekomandim që periudha ekskluzive që kompanitë kishin shitur barna të reja në Evropë mund të shkurtohej nga dhjetë vjet në tetë përpara se të skadonte mbrojtja e patentës.

“Propozimet e sotme arrijnë të minojnë kërkimin dhe zhvillimin në Evropë, ndërsa nuk arrijnë të adresojnë aksesin në ilaçe për pacientët,” tha kreu i Federatës Evropiane të Industrive dhe Shoqatave Farmaceutike, Nathalie Moll.

Ndërsa Komisioni Evropian synon të ulë koston e barnave, veçanërisht duke pasur më shumë ilaçe gjenerike në treg, ata nuk ka fuqinë të vendosin çmime në Bashkimin Evropian.

Rezistenca ndaj antibiotikëve

Një sfidë tjetër kryesore është rritja e rezistencës mikrobike ndaj antibiotikëve ekzistues, që çdo vit çon në 35,000 vdekje në BE.

Për shkak se antibiotikët duhet të merren në doza të moderuara dhe të përcaktuara, ato janë më pak fitimprurëse për kompanitë farmaceutike sesa ilaçet e suksesshme.

Për të adresuar këtë problem, komisioni po shqyrton futjen e kuponëve të transferueshëm që do të lejonin një kompani që vjen me një antibiotik të ri, efektiv për të aplikuar një periudhë të zgjatur ekskluziviteti për një ilaç tjetër, më fitimprurës, ose t’ia shesë atë të drejtë një kompanie tjetër.

Kundër këtij propozimi ka dalë edhe Organizata Evropiane e Konsumatorëve.

“Por deri më tani, askush nuk ka propozuar një sistem më të mirë,” tha një ligjvënës i BE, Peter Liese, gjithashtu një mjek që konsiderohet i afërt me pozicionin e industrisë farmaceutike.

Ai tha se praktikisht asnjë antibiotik i ri nuk ishte prodhuar në 20 vjet. Për këtë çështje dhe të tjera që komisioni propozon, “rregullimi miqësor ndaj inovacionit është i domosdoshëm,”.

Komisioni gjithashtu dëshiron një proces miratimi më të lehtë për të nxjerrë barnat e reja në treg më shpejt, siç ndodhi me vaksinat e COVID.