Haradinaj: Të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për secilin nga ne!

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, tha në Ditën e të Pagjeturve është shprehur se të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për secilin nga ne.
Po ashtu, ai tha se Kosova shënon këtë ditë, pikërisht në ditën e masakrës së Mejës dhe në ditën e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan.
“Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, e cila shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës dhe në ditën e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan. Të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për secilin nga ne, tash e sa vjet pas lufte. Masakra e Mejës dhe masakrat e tjera anekënd Kosovës, janë dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm. Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi. Lavdi të gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.