75 Mall Live Search
19:42 / E Enjte, 27 Prill 2023 / L K

Përmbyset anija në Indonezi, humbin jetën 20 persona

Përmbysja e një anije i mori jetën 20 personave në provincën Riau të Indonezisë perëndimore, autoritetet kanë frikë se numri mund të rritet pasi fati i shumë pasagjerëve mbetet i pazbuluar.

Anija e pasagjerëve SB Evelyn Calisca 01, kishte lundruar nga porti i Indragiri Hilir me destinacion Tanjung Pinang (kryeqyteti i provincës Riau). Vlerësohet se në skaf ndodheshin rreth 70 persona./abcnews.al/

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Xinhua se ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë 58 të mbijetuar nga zona e rrënojave, ndërsa theksoi se skafi po transportonte shumë pasagjerë.