75 Mall Live Search
23:41 / E Enjte, 27 Prill 2023 / Gj. Sh

Kosova pëson humbje nga Mali i Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mposhtur nga Mali i Zi 24:26 në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve u përcoll nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve.

Pjesa e parë ishte e dobët, por “Dardanët” u rikthyen në të dytën, por nuk arritën që të shënonin fitore.

Ndeshjen e fundit për këtë cikël kualifikues Kosova e zhvillon të dielën ku do të përballet me Slloveninë.