Arrestohet një grua në Prishtinë, mashtroi 39 persona për punësime jashtë vendit

Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte mashtruar 39 persona, duke iu premtuar vende pune jashtë vendit.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jashtë vendit. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/