75 Mall Live Search
11:50 / E Premte, 28 Prill 2023 / B O

I vodhi mijëra euro e franga familjarit të tij nga kulmi i shtëpisë, ky është personi i arrestuar në Gurrakoc të Istogut

Tre javë më parë një rast i vjedhjes ishte lajmëruar në Stacionin Policor në Istog.

Ankuesi kishte njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur kursime të parave që i ruante në shtëpinë e tij.

Tre javë më pas, Policia e ka arrestuar hajnin e dyshuar. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Arton Noshaj.

Ai dyshohet se u fut nga kulmi i shtëpisë dhe i vodhi një familjarë të tij 3400 euro dhe 1200 franga zvicërane.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/