Caktohet orari për finalen e Ligës Ballkanike mes Pejës dhe Hapoel Beer Sheva

Klubi i basketbollit Peja, ka arritur të kualifikohet në finalen e Ligës Ballkanike.
”Shqiponjat” sonte në gjysmëfinale mposhtën klubin nga Bullgaria, Beroe, me rezultat 82-124, shkruan IndeksOnline.
Në finale, Peja do të ketë punë me skuadrën e Hapoel Beer Sheva.
Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e diel më fillim nga ora 18:30./IndeksOnline/