75 Mall Live Search
22:32 / E Premte, 28 Prill 2023 / Gj. Sh

Dortmundi ndalet nga Bochum, mund ti kushtoj me humbje të titullit

Një javë pasi morri kryesimin e Bundesligës, Borussia Dortmund ka bërë një hap prapa.

Dortmund në ndeshjen e javës 30-të, u ndal me barazim 1-1 nga skuadra e Bochumit, shkruan IndeksOnline.

Anthony Losilla i dha epërsinë skuadrës vendase në minutën e pestë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Dortmundi barazoi rezultatin me golin e Karim Adeyemit.

Dortmundi aktualisht mban pozitën e parë në tabelë me 61 pikë, dy më shumë se Bayern Munchen që të dielen e pret në shtëpi Hertha Berlinin.

Në anën tjetër Bochum po lufton për mbijetesë, ku me këtë barzaim renditet në vendin e 15-të me 28 pikë./IndeksOnline/