75 Mall Live Search
12:52 / E Diele, 30 Prill 2023 / LB

Dyshime për ryfshet/Mjekët u arrestuan gjatë kujdestarisë në Spitalin e Gjilanit

Dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kirurgu Luan Mustafa dhe anesteziologu Halil Basha, janë arrestuar mbrëmë nga Krimet Ekonomike nën dyshimin për marrje ryfsheti. Mjekët janë arrestuar gjatë kujdestarisë.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, tha se është njoftuar nga Krimet Ekonomike për arrestimin e mjekëve pasi që është dashur ta organizojë kujdestarinë.

Ai tha se arestimi i tyre është bërë mbrëmë rreth orës 20:00 për arsye të dyshimit për mitmarrje.

“Ata më kanë njoftu për atsye se kanë qenë në kujdestari dhe është dashtë me organizu kujdestarinë që meqë i kanë marrë për intervistim dhe më vonë e kam marrë vesh që i kanë ndalu për 48 orë, na kanë lajmëru që me organizu punën që mos me mbet spitali pa mjekë. ”, tha doktor Emini.

Policia e Kosovës njoftoi sot se mjekët janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “marrje ryfsheti”, për të kryer një ndërhyrje.

Sipas policisë, anesteziologu dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 100 euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje.

Ndërsa kirurgu dyshohet se kishte marrë, lidhur me ndërhyrjen 330 euro, ndërsa, sipas policisë, kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

Të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë.