I mbijetuari i Masakrës së Lybeniqit: Abdyl Bobin e kanë vrarë tre herë serbët, e ndoqën edhe në spital

Një nga të mbijetuarit e Masakrës së Lubeniqit, ishte edhe Abdyl Bobi, i cili do të kishte fatin që të jetonte vetëm për pak ditë, pasi regjimi në atë kohë u kujdes që të mos linte gjurmë pas.
Për bashkëvendasin e tij, Amrush Ukshinaj ka thënë se është vrarë tre herë nga serbët, duke iu referuar trajtimit që ka pasur nga policët e ushtarët serbë, të cilët e ndoqën deri në spital.
“Abdyl Bobi ka mbijetuar në Masakrën e 1 prillit, e kanë marrë e kanë qu në spitalin e Pejës, e kanë qu me 4 prill, nja 5-6 ditë rrin në spital të Pejës, e pastaj e mbysin në spital, edhe e lëshojnë çeritifikatën e vdekjes, thonë ky njeri ka vdek për shkak të humbjes së gjakut”, ka deklaurar Ukshinaj në emisionin “n’Demos”.
Ukshinaj i thotë se Abdyl Bobin e kanë vrarë tre herë serbët, pasi trajtimi ka qenë nga më çnjerëzorit.