75 Mall Live Search
13:46 / E Diele, 30 Prill 2023 / Gj. Sh

Prishtina del me një njoftim të rëndësishëm për tifozët që kanë blerë bileta të ndeshjes kundër Trepçës

Sonte zhvillohet ndeshja e pestë dhe e fundit gjysmëfinale e play-offit të Superligës mes Sigal Prishtinës dhe Trepçs.

Rezultati pas katër përballjeve është i barabartë 2-2, dhe sot vendoseet cila skuadër do të kaloj në finale, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndeshje ka ngjallur interesim të madh pët tifozët, ku tre ditë më parë janë shitur të gjitha biletar.

Klubi i Prishtinës, ka njoftuar tifozët që kanë siguruar biletë që hyrja në sallë fillon nga ora 15:00 dhe mbyllet në ora 17:00.

”Ju njoftojmë të gjithëve që t’i përmbaheni orarit të ardhjes në sallë nga ora 15:00, sepse dyert do të mbyllen në orën 17:00.Për shkaqe sigurie, pas takimit me përgjegjësit për siguri, ju njoftojmë se të gjithë që posedojnë biletën për ndeshje duhet ta kenë edhe letërnjoftimin.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/