Minatorët “heshtin” Plisat, Trepça kalon në finale

Trepça ka kaluar në finale pasi ka mposhtur Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Në ndeshjen vendimtare, KB Trepça fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 74:77, shkruan Indeksonline.
Will Daniels me 24 pikë ishte më meritori në fitoren e “Xehetarëve”.
Ai u ndihmua nga Jamel Artis, që shënoi 16 pikë.
Te prishtinasit u dalluan Dustin Thomas, me 19 pikë, dhe Dardan Berisha me 15 sosh.
Në finale Trepça do të përballet me Pejën. Seritë finale do të fillojnë javën e ardhshme. /IndeksOnline/