Reali duket se është “djegur” me supertalentin brazilian, skuadra e tij s’po e fut në asnjë ndeshje!

Endrick do të mbërrijë në Spanjë në korrik të 2024-tës si futbollist i ri i Real Madridit. Por ardhja e tij duket se po zbehet ngase forma e tij ka rënë dukshëm.
Lojtari i Palmeiras ka tre ndeshje që nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme.
Përballë presionit mediatik të shkaktuar nga pesha e nënshkrimit 60 milionësh të fundit madhështor të një të riu brazilian nga Real Madrid, 16 vjeçari po kalon në një krizë të madhe.
Madje në një postim të fundit në Instagram ai kërkoi ndihmën e përëndisë për të kaluar situatën./Indeksonline/