Çfarë po ndodh? Messi nuk merr pjesë në stërvitjen e PSG-së, udhëton drejt Arabisë

Lionel Messi nuk ka marrë pjesë në stervitjen e sotme të PSG-së.
Sulmuesi argjentinas ka udhëtuar sot drejtë Arabisë Saudite, ku është parë në qytetin e Rijadit, shkruan IndeksOnline.
Messi është i shoqëruar nga familja e tij dhe për këtë vizitë ka marrë leje nga klubi i PSG-së.
Nesër Christophe Galtier u ka dhënë lojtarëve të tij një ditë pushim, dhe “pleshti” pritet të rikthehet në stërvitje të mërkuren, për t’u përgatitur për përballjen e së dielës së ardhshme kundër Troyes.
Nuk është hera e parë që Messi udhëton drejtë Arabis Saudite, ku ka marrëveshje tregtare si ambasador.
“Kam kënaqësinë të mirëpres Leo dhe familjen e tij në pushimet e tyre të dyta këtu”, ka shkruar ministri i Turizmit, Ahmed Al Khateeb./IndeksOnline/