Vdes kantautori i famshëm

Kantautori kanadez Gordon Lightfoot, i njohur për hite të tilla si ‘If You Could Read My Mind’ dhe’ The Wreck of the Edmund Fitzgerald’ , ka ndërruar jetë të hënën në moshën 84-vjeçare në një spital të Torontos.
CBC News raporton vdekjen e ikonës kanadeze, transmeton Indeksonline.
“Kemi humbur një nga kantautorët tanë më të mëdhenj. Gordon Lightfoot ndihmoi në formimin e peizazhit muzikor të Kanadasë”, shkroi kryeministri kanadez Justin Trudeau në Twitter.
Kanadezi i lindur në Ontario ishte gjithashtu një kompozitor, tekstshkrues dhe poet./Indeksonline/