Senatori amerikan voton gjysmë i zhveshur nga shtrati i tij

Videoja e një senatori në Minesota të SHBA-së, i cili voton gjysëm i zhveshur online është bërë viral në rrjetet sociale.
Videoja e Calvin Barr u bë menjëherë virale edhe pse kamera që kapi momentin gjatë mbledhjes së Komisionit të Mbikëqyrjes Legjislative u mbyll shpejt pasi senatori votoi “po” nga shtrati i tij.
Barr po kryen mandatin e tij të parë në senatin e shtetit pasi shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës për gjashtë vjet.