Detaje të reja për bastisjen e dy shtëpive mbrëmë në Prishtinë nga Gjykata Speciale
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut-KMDLNJ ka thënë se Gjykata Speciale të martën në mbrëmje ka bastisur dy shtëpi në Prishtinë.
“Sipas informatave të KMDLNj-së mbrëmë më 2 maj 2023, policë të Gjykatës Speciale – EULEX-it bastisën shtëpinë e Flamur Sopi dhe Nuhi Ahmetit duke filluar nga ora 19:00 e deri në mesnatë. Policë të Gjykatës Speciale mbrëmë midis orës 19:00 e deri më 23:00, bastisën shtëpinë ku banon me qira Nuhi Ahmeti, ish i burgosur politik, kontribues aktiv në luftën e UÇK-së dhe nga viti 1990 aktivist i KMDLNj-së. Nuhi Ahmeti i ka deklaruar KMDLNj-së se policët para bastisjes ia kanë treguar urdhrin e Gjykatës për bastisje, e kanë njoftuar me të drejtat që i takojnë si dhe për të drejtën që gjatë bastisjes të jetë edhe avokati i autorizuar nga z. Ahmeti. Nuhi Ahmeti thotë se sjellja e policëve ishte në përputhje me mandatin e përcaktuar, se nuk kanë bërë asnjë dëm material dhe se ia kanë konfiskuar një telefon. Pas bastisjes i kanë lënë një ftesë për intervistim në EULEX, me datë 3 maj 2023, në ora 9:30”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.KMDLNj ka shtuar se është në pritje të përfundimit të intervistimit në mënyrë që të mësojë për arsyet e bastisjes dhe qëllimet e intervistimit.
Të fundit nga Lajme
-
18:36 /
E Mërkurë, 04 Shkurt
Vendimi për Listën Serbe, Vetëvendosje e quan Gjykatën Kushtetuese me mungesë serioze konsistence
-
18:23 /
E Mërkurë, 04 Shkurt
Gërvalla takon gazetarët ukrainas në Kosovë: Mbrojtja e fjalës së lirë është mbrojtje e vetë lirisë
-
18:14 /
E Mërkurë, 04 Shkurt
Enver Hoxhaj mban fjalim në Kongresin Amerikan, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
18:12 /
E Mërkurë, 04 Shkurt
Prokuroria në Pejë: Do të intervistohen mbi 200 komisionerë të dyshuar për manipulim votash, më pas kryesuesit
-
17:41 /
E Mërkurë, 04 Shkurt
Ish-ministrit Ismajli dhe gjashtë të dyshuarve tjerë masa e paraburgimit iu zëvendësohet me arrest shtëpiak
-
17:38 /
E Mërkurë, 04 Shkurt
Meta kërkon lirim nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

