75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

SHBA: Polici i ndihmoi gruas që të lindte në autostradë (VIDEO)

Një ngjarje emocionuese ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rasti ka ndodhur në një autostradë, ku një polic e ndihmoi për të lindur atje.

Oficeri Daniel “Red” Jones iu afrua një personit i cili ishte në panik dhe kërkonte ndihmë që t’i ndihmonte gruas së tij në lindje.

Ai përpos që i dha mbështetje emocionale gruas, i ndihmoi që të kryente lindjen.

Nga kamera e trupit të policit janë publikuar pamjet nga ky akt.

Më pas nëna e foshnja u dërguan për trajtim në spital