Gjilani i kthehet fitoreve, mposht Dukagjinin

Gjilani i është rikthyer fitroreve duke marrë tre pikë të vlefshme në garën për vendin e tretë.
”Skifterat” mposhtën në shtëpi skuadrën e Dukagjinit me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Gjilani ishte skuadër më e mirë që nga fillimi i ndeshjes, ku kaloi në epërsi në minutën e 28-të me golin e Mevlan Zekës. Me rezultat 1-0 u mbyl pjesa e parë.
Skuadra e drejtuar nga Zekrija Ramadani, vazhdoi me ritmin e njejtë edhe në pjësën e dytë, duke kërkuar në vazhdimësi golin e fitore.
Kur të gjithë prisnin përfundimin e ndeshjes, Zeka shënoi edhe golin e dytë në 90+8.
Me këtë fitore Gjilani blindon vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e pestë me 41 pikë./IndeksOnline/