Dukagjini ankohet për referim në ndeshjen ndaj Gjilanit, publikon video

Gjilani sot ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të.
Të dy golat e ndeshjes u shënuan nga Mevlan Zeka, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshjes, klubi nga Klina ka akuzuar gjyqtarin e ndeshjes Alban Shala, se i kishte dëmtuar në ndeshjen e sotme.
Njoftimi i plotë:
Pas ndeshjes ndaj Ballkanit, dhe gabimit nga Genz Nuza, i cili nuk e rishikojë situatën ne VAR, duke na dëmtuar rëndë ne fundin e ndeshjes dhe duke e çuar poshtë mundin dhe ndjerësen e futbollistëve. Sot gjyqtari i ndeshjes ndaj Gjilanit, zt.Alban Shala, fillimisht nuk e ndali lojën pas ndërhyrjes ne Oto John, e nga ky aksion rrjedhë loja, nga ku vjen edhe ndëshkimi me karton te kuq ndaj Ardin Dallkut. Kësaj rradhë për dallim nga gjyqtari Genc Nuza, nga dhoma e VAR-it, thirret të rishikojë ne montitor vendimin e tij gjyqtari Alban Shala, por ndërhyrja ndaj Johnit nuk përsëritet prapë nga dhoma e VAR-it dhe as që kërkohet një gjë e tillë nga Shala, i cili kishtë vetëm një qëllim. Brenda katër ditëve dëmtohem rëndë, nga dy vendime të çuditshmë, njëri nuk e RISHIKON VAR-in, ne dëmë tonin, ndërsa tjetrit nuk ju shafqet e as nuk e kërkon pamjen e kësaj ndërhyrje nga ku rrjedhi gjithçka. RASTËSI, NUK E BESOJMË!Dy raste me ngjashmëri brenda pak ditëve, dy vendime te ndryshme ne bashkëpunim me njerëzit ne dhomën VAR-it.Nuk do të heshtim, do të kërkojmë llogari!/IndeksOnline/