Tejkalim në vijë të plotë, policia identifikon dhe gjobitë shoferin në Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me media dhe qytetarë, në adresën zyrtare të Policisë ka pranuar video-incizim në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Gjilan – Kamenicë, ka tejkaluar në vijë të plotë.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan, përmes veprimeve operative, ka arritur të identifikojë kundërvajtësin, ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë eurosh dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muajve.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftimin policor.
