75 Mall Live Search
10:03 / E Enjte, 04 Maj 2023 / B O

Vidhet vetura luksoze në pikë të ditës në Tiranë, ngarkohet në karrotrec (Pamje)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Karrotreci”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 36 vjeç, banues në Tiranë. Dy të dyshuarit e kanë vjedhur një veturë në pikë të ditës duke e ngarkuar të njëjtët në karrotrec.