75 Mall Live Search
10:26 / E Enjte, 04 Maj 2023 / AR

Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

Komuna e Prishtinës njofton se këtë të shtunë do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik.

Testimi është menduar që të bëhet në orën 12:05 dhe të bëhet dy herë nga 30 sekonda.

“Ju njoftojmë se ditën e shtunë, më 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05, do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.