Prizren/ Pacienti akuzon mjekun se ia humbi shikimin

Një pacient i cili ka kryer operim të syve në Spitalin Rajonal të Prizrenit, po akuzon kirurgun i cili e ka kryer operimin, se ia humbi shikimin në njërin sy.
Sipas policisë, kirurgu në fjalë i cili është i dyshuar për trajtim të papërgjegjshëm mjekësor, është intervistuar dhe se është liruar me procedurë të rregullt.
“Më datë 03.05.2023 viktima mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartë-cekur ishte operuar në Spitalin Rajonal Prizren dhe sipas tij nga ajo ditë e ka humbur shikimin në njërin sy edhe pse i ka kryer disa intervenime në spitalin e Turqisë, por pa suksese. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një mashkull kosovar -kirurg, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./IndeksOnline/