Alban Veseli: Zero kushte për lojë, zero siguri!

Basketbollisti i KB Pejës, Alban Veseli, ka reaguar pas incidentit që ndodhi mbrëmë në fund të lojës mes Trepçës dhe Pejës.
Ai tha se banka rezervë e Pejës është sulmuar mbrëmë, dhe se siguria e lojtarëve pejanë ka qenë zero.
“Për referim nuk jam kompetent të flas, mirëpo një lojë aq agresive nga Trepça me 1 faul për 9 minuta lojë në çerekun e fundit lë shumë për të dëshiruar!” ka thënë mes të tjerash Veseli.
Ai ka kërkuar nga Federata e Basketbollit që të krijohen kushte minimale për një ndeshje sportive.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Reagim per ndeshjen Trepqa vs Peja
Zero kushte per loje, zero siguri!
Banka rezerve e sulmuar gjate gjithe ndeshjes nga huligane ne afersi 1 meter dhe te gjithe ishim te prekur nga pshtyrjet, sharjet, fyrjet e pandalshme, kjo nuk mjaftoj per sigurimin e ndeshjes dhe policine qe ne vend se ti krijonin kushtet per loje edhe ata na sulmuan!
Per referim nuk jam kompetent te flas mirepo nje loje aq agresive nga Trepqa me 1 faul per 9 minuta loje ne qerekun e fundit le shume per te deshiruar!
20 vite karrier ne basketboll kam kaluar cdo lloj sfide mirepo kurr sjam ndier me i fyer dhe e i poshteruar se mbreme.
Kerkoj nga Kosovo Basketball Federation qe te krijoj kushte minimale per nje ndeshje sportive.
Shihemi te dielen ne kryeqytetin e basketbollit ne fryme sportive.💛🖤 #ZemraRrehMeTy