75 Mall Live Search
14:10 / E Enjte, 04 Maj 2023 / A. M.

Gashi: Nuk votojmë marrëveshjet ndërkombëtare pa zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë me dije se kjo parti nuk do ta votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa zhbllokimin e të hyrave vetanake për komunat.

Ai ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do të lëvizin nga qëndrimi as sot ku është duke u shqyrtuar marrëveshje ndërkombëtare me Francën në fushën e arsimit.

Ndërsa shefja e deputetëve të Vetëvendosjes,  Mimoza Kusari-Lila, ka ftuar LDK-në që të sjell edhe një amendament në Kuvend për zhbllokimin e këtyre mjeteve, të cilin do ta përkrahin deputetët e pushtetit.

Mirëpo, Gashi ka thënë se Ligji për buxhetin është në rregull, por ministri i Financave, Hekuran Murati nuk është duke dashur ta zbatojë.