Brightoni fiton ndaj Manchester Unitedit në frymën e fundit

Skuadra e Brightonit ka shënuar fitore ndaj Manchester Unitedit me rezultat minimal 1-0.
Fitoren skuadra e De Zerbit e arriti në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Golin e fitores për Brightonin e shënoi Alexis Mac Allister, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën 90+9.
Brightoni me këtë fitore ngritet në pozitën e gjashtë me 55 pikë, ndërsa Manchester United mbetet në vendin e katërt me 63 pikë./IndeksOnline/