75 Mall Live Search
23:54 / E Enjte, 04 Maj 2023 / Gj. Sh

Kjo është festa e Napolit në zhveshtore pasi u shpallen Kampion

Napoli është Kampion i ri i Italisë.

Ky është titulli i tretë në histori të klubit, ndërsa hera e fundit ishte në vitin 1990, shkruan IndeksOnline.

Napoli e siguroi sonte edhe matematiksht titullin pas 33 viteve, në barazimi 1-1 në udhëtim ndaj Udineses.

Futbollistët dhe stafi i Napolit filluan festën menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, derisa festuan edhe në zhveshtoret e stadiumit të Udineses.

Më poshtë mund të shihni festën e futbollistëve të napolit në dhomat e zhveshjes./IndeksOnline/