75 Mall Live Search
17:48 / E Premte, 05 Maj 2023 / Gj. Sh

Pendohet Messi, i kërkon falje PSG-së

Lionel Messi është penduar dhe i ka kërkuar falje PSG-së për vizitën që bëri pa dijenin e klubit në Arabinë Saudite.

Sulmuesi argjentinas ka publikuar një video në profilin zyrtar në Instagram, duke thënë se mendonte se kishin ditë të lirë, shkruan IndeksOnline.

Messi i ka kërkuar falje bashkëlojtarëve dhe thotë se pret vendimin e klubit.

“E kam organizuar këtë vizitë dhe s’mund ta anuloja. Tashmë e kam anuluar. I kërkoj falje bashkëlojtarëve dhe po pres se çka do të bëjë klubi”, ka deklaruar Messi përmes video-inçizimit.

PSG-ja kishte marrë vendim ta suspendojë Messin për dy javët e ardhëshme, pasi nuk kishte marrë leje nga klubi për vizitën në Arabi./IndeksOnline/