75 Mall Live Search
18:19 / E Premte, 05 Maj 2023 / MSH

Grabitja e armatosur në Prishtinë, i dyshuari arrestohet në Prizren

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Grabitja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” ndërsa vendi i ngjarjes u rrethua menjëherë nga njësitet e sigurisë, të cilët dje deklaroi se është duke e ehtuar rastin.

Ndërkohë, sot Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i dyshuar për grabitjen në Prishtinë.

“Në vazhdimësi te veprimeve hetimore nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, është arritur të identifikohet i dyshuari D.G. si i dyshuar për grabitje të armatosur.

Sipas Policisë, nga i dyshuari janë sekuestruar para dhe një makinë.

“Në koordinim me hetuesit te NjHP Prizrenit dhe Prokurorin e shtetit, pasi i dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren i njëjti është intervistuar dhe në cilësi të provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si:

-para qe dyshohet se janë grabitur dhe vetura (Fiat-pikup) të cilën dyshohet se e ka shfrytezuar i dyshuari, në rastin që ka ndodhë dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë” thuhet në njoftimin policor.