Aksidenti në Pejë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës.
Indeksonline raportoi më herët se në aksidentin në fjalë janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Ndërkohë, lidhur me rastin ka ndarë detaje edhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
Zëdhënësi i DRP – Pejë, Fadil Gashi, ka thënë për Indeksonline se nga ky aksident është lënduar drejtuesi i motoçikletës.
“Rreth orës 18:15, Policia është njoftu për një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Besnik Lajçi” në Pejë. Vozitçsi i motoçikletës është dërguar në Spitalin Rajonal, pasi ka pësuar lëndime. Në vendin e ngjarjës kanë dalur hetuesit e aksidenteve të trafikut, për të gjetur shkaktarin e aksidentit” ka thënë Gashi për Indeksonline.
Indeksonline ju sjell pamje nga aksidenti në fjalë.