75 Mall Live Search
21:18 / E Shtunë, 06 Maj 2023 / C E

Postimi skandaloz i kryetarit të Lirisë, reagon Liridon Fetahaj

Një postim në rrjetet sociale i kryetarit të Lirisë, Qemal Krasniqi kundrejt Rahovecit ka bërë që të ketë shumë reagime.

Në një storje në Facebook, që më pas edhe u fshi, Krasniqi iu referua rahovecasve si “Bugar”.

Për këtë postim ka reaguar kapiteni i Lirisë, Liridon Fetahaj.

Sipas tij qytetarët e Rahovecit meritojnë rrespekt dhe se kryetari i Lirisë mund të jetë manipuluar.

Qytetaret e Rahovecit nuk jane “bugar” pasi ata dhane shum deshmor qe ne sot te luajm te lire dhe pa frike, qytetaret Rahovecas meritojn respekt, ata u muduan te na mposhtin duke luajtur fort,prandaj postimi Kryetarit besoj qe te jete manipuluar nga dikush,. Forca Liria”, ka shkruar Fetahaj në Facebook. /IndeksOnline/