75 Mall Live Search
22:52 / E Shtunë, 06 Maj 2023 / C E

Besa Famgas nuk lejon befasi, kalon në finale të Kupës

Besa Famgas është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në gjysmëfinale, skuadra pejane e mposhti Rahovecin me rezultat 39:31.

Në pjesën e parë Besa ishte para në rezultat, ndërsa “vreshtarët” janë afruar në një gol në disa raste. Në pjesën e dytë Besa mbajti epërsi të lartë vazhdimisht.

Besa tani e pret gjysmëfinalistin e dytë, ndërsa Rahoveci e përfundoi një edicion tjetër të suksesshëm.

Egzon Gjuka shënoi 11 gola për Besën, ndërsa shtatë i kishte Jon Vokshi.

Te Rahoveci u dallua Besmir Kusari me 9 gola. Nga 5 i shënuan Mali Luzha e Matheus Henrique.