Për herë të parë: Dasmë madhështore në BBV, kurorëzohen Luizi dhe Kiara

Kjo që po ndodhë në këto momente në finalen e Big Brother VIP, nuk ka ndodhur më parë në këtë reality-show.
Luizi dhe Kiara po kurorëzojnë dashurinë e tyre të lindur pikërisht brenda shtëpisë, me një dasmë madhështore.
Kiara ka disa ditë që ka dalur nga shtëpia dhe ka pasur mundësinë që, në bashkëpunim me produksionin, t’a bëjë këtë natë të paharrueshme për të dhe Luizin.
Në anën tjetër, Luizi, i cili ka mbi 130 ditë i izoluar në shtëpi, s’e ka pasur fare idenë se sonte do të dërgohej në Bashkinë e Tiranës për momentin më të veçantë të tijin.
Të pranishëm janë familjarë dhe miq të çiftit, bahskë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, i cili do të kurorëzojë Luizin dhe Kiarën.
Kiara, e veshur me vello të bardhë, u shoqërua nga babai i saj deri në altar, për t’i dhënë dorën pastaj partnerit të saj, Luizit.
