75 Mall Live Search
11:06 / E Diele, 07 Maj 2023 / LB

Hoti nuk i ndal kritikat për qeverinë as të dielen: Rreth 1 miliard euro dëme nga bllokimi i projekteve kapitale

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se bashkë me deputetin Driton Selmanaj dhe anëtarë tjerë të LDK-së në Gjakovë, kanë vizituar urën mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sipas Komisionit të Ministrisë së Infrastrukturës, ura paraqet rrezik për qarkullim, duke shtuar se s’ është ndërmarrë asnjë veprim për riparimin e urës.