Përkujtohet dëshmori i kombit Gani Brahimaj në 24-vjetorin e rënies heroike

Familjarë, ushtarak të FSK-së dhe bashkëluftëtrë kanë përkujtuar dëshmorin e Kombit, Gani Brahimaj në 24-vjetorin e rënies heroike, me ç’rast është vlerësuar kontributi i tij deri në vetflijim.
“Babi 24 vite pa ty, çdo vit që kalon ndjenja e krenarisë veç shtohet për veprat e tua dhe shumë dëshmorëve. Më shumë se 25 vite arsimove dhe frymëzove gjenerata për atdhedashuri deri në vdekjen tënde, ndaj lutemi që mundin dhe flijimin e juaj për atdhe ta çojmë drejt shtetndërtimit dhe mos dorëzimit që juve t’ju bëjmë krenarë. Lavdi”, ka shkruar i biri i dëshmorit Gani Brahimaj.
Dëshmori Gani Brahimaj para se t’i bashkohej UÇK-së për më shumë se dy dekada kishte kontribuuar si mësues në edukimin e brezave të tërë.