75 Mall Live Search
16:09 / E Hënë, 08 Maj 2023 / B O

Legjenda e Barcelonës: Zemra ime është 45% e vdekur, por mos ndiheni keq për mua

Ish-lojtari i Barcelonës dhe legjendari holandez, Marc Overmars ka dhënë intervistën e parë pasi muaj më parë pësoi sulm në tru.

Në moshën 50-vjeçare, ai është drejtor sportiv i Royal Antwerp FC, skuadrës së Arbnor Mujës, pasi u largua nga Ajaxi për shkak të një ngacmimi seksual.

“Më duhet të marr frymë kur flas shumë dhe duhet energji për të qëndruar i fokusuar. Zemra ime është 45% e vdekur. Por ju nuk duhet të ndiheni keq për mua. Unë jam një njeri i lumtur, vetëm duhet të shpërndaj energji sa më mirë që mundem. Më mirë të vdes këtu, se sa të mos bëj asgjë” ka thënë Overmars./Indeksonline/