75 Mall Live Search
08:52 / E Martë, 09 Maj 2023 / AR

Florent Muslija pranon dhuratë të veçantë nga Lionel Messi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka pranuar një nga dhuratat më të veçanta në jetë. Muslija ka marrë dhuratë nga Lionel Messi fanellën me nënshkrimin e këtij të fundit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë mesfushori dardan me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Kush beson mund të arrijë. Leo Messi faleminderit mik”, ka shkruar Muslija.

24-vjeçari i lindur në Gjermani aktualisht është pjesë e skuadrës së Paderborn, derisa karrierë ka bërë edhe te Hannover 96 e Karlsruher.