75 Mall Live Search
15:42 / E Martë, 09 Maj 2023 / k.v

Dhunoi nënën dhe djalin e ish-gruas, dorëzohet në polici ish-dhëndri nga Kosova

Dorëzohet në policinë e Vlorës shtetasi nga Kosova, Haki Bajrami pasi dhunoi ish vjehrrën, djalin 14 vjeçar të ish partneres dhe më pas i vuri flakën shtëpisë së tyre.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në fshatin Llakatund. Ish dhëndri nga Kosova ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, raporton abcnews.

Pak ditë më parë në pranga u vunë edhe shtetasit Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi. Bacaj së bashku me Haki Bajramin tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj të mitur duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre.

Më pas i vunë zjarrin qëllimisht banesës së tyre. Ndërsa Durim Kelmendi u arrestua si person që kishte dijeni për këtë ngjarje.