75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / MSH

Të shtëna me armë në Llukar të Prishtinës, policia konfiskon gëzhoja plumbash

Gjatë ditës së djeshme, policia është njoftuar për të shtëna me armë në fshatin Llukar të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:03.

Një ankues ka raportuar në polici se një ose disa persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur.

“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja” thuhet në njoftimin policor.

Nga policia bëjnë të ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti ka vazhduar të hetohet.