75 Mall Live Search
09:34 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / L K

Vdes një femër në Gjilan, dyshohet se nuk iu ofrua shërbimi mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë orës 14:30 ka ndërruar jetë një femër në Gjilan.

Viktima dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e mosdhënies së shërbimit mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshohet se si pasojë e mosdhënies së shërbimit mjekësor viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë kompetente policore për trajtim të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim, përcjell IndeksOnline.