Bislimi për Martin Berishaj: e turpshme se si zvarritet emri i një intelektuali

Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, është duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian për Programin Kombëtar për Integrim Evropian.
Bislimi është pyetur nga kryesuesja e Komisionit, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, për çështjen e Martin Berishaj.
Ai bëri të ditur se nuk ka asnjë proces gjyqësor të nisur kundrejt Martin Berishajt.
Bislimi ndër tjerash tha se është e turpshme se si zvarritet emri i një intelektuali si ambasadori Berishaj.
“E dini shumë mirë se rasti i Martin Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë, Nuk ka asnjë proces gjyqësor të nisur kundër. Është e paturpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar si Martin Berishaj me shpresë se mund të nxjerrët ndonjë përfitim politik”, ka thënë Bislimi, përcjell IndeksOnline.