75 Mall Live Search
10:51 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / k.v

Arrestohen një burrë e një grua që u përleshën fizikisht mes vete

Në rrugën “Besnik Osmani” në Ferizaj në ora 02:00 të natës janë arrestuar një mashkull dhe një femër pasi dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht mes vete.

Policia njofton se të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.