75 Mall Live Search
15:59 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Andi shkon në Itali, mysafir i Gresës

Për afro një muaj që nga përfundimi i aventurës në Big Brother VIP, Andi dhe Gresa qenë të pandarë nga njëri-tjetri.

Por, erdhi koha e rikthimit në normalitet e me këtë rrugë edhe e shkuarjes së Gresës në Itali.

Çifti kanë qenë disa javë të “ndarë” nga njëri-tjetri fizikisht por as kjo nuk ka zgjatur shumë!

Andi ka marrë rrugë drejt Italisë, nga atje ku ka postuar shkrepje në rrjete sociale.

Duket se ai po e shijon në maksimum Milanon këto ditë, siç edhe e tregon buzëqeshja e tij në këto fotografi të ndara në profilin e tij në Instagram.